Telegrafi

Albin Kurti në stadium për ta përkrahur Kosovën

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare gjendet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit dhe Zi, po del të jetë ndër më të rëndësishme në këto eliminatoret për Kampionatin Evropian.

Në stadium, në shkallët e lindjes është edhe Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në tribinat e lindjes së stadiumit “Fadil Vokrri”. Për ekipin tonë të Kosovës presim atë që duam – fitore!”, ka shkruar ai.

Për dallim nga politikët e tjerë, ai ka zgjedhur lindjen ku janë tifozët e zakonshëm të Kosovës.

Ai e ka mbajtur premtimin për të qenë në stadium për ndeshjen e Kosovës. /Telegrafi/