Albin Kurti, tha se kishin katër raste për ta çuar PDK-në në opozitë.
“Shansi i parë ka qenë kur Pacolli ishte bërë President, për shkak se nëse Isa s’do ta përkrahte Jahjagën për Presidente, do të shkonim në zgjedhje”, tha ai në Klan Kosova
“Momenti i dytë ka qenë kur Haradinaj është kthyer nga Haga. Ky ishte momenti ideal kur ka mundur të ndryshojë momentumi politik”.
“Momenti i tretë është VLAN-n. E kisha thënë se po qëndruam do të fitojmë, por s’u bëmë dot për shkak të lakmisë për pushtet”.
“Momenti i katërt, është blloku opozitar. Po të shkonim me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, do të fitonim me padyshim”.
Më tutje Kurti tha se Vetëvendosje kanë qenë pragmatik prej se janë në Parlament.
“Lëvizja Vetëvendosje, ka ndryshuar mirëpo qëllimet tona nuk kanë ndryshuar”.
________________________________
Pse kishte ftohje mes Ymerit, Kurtit dhe Ahmetit?
Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes ka folur për “ftohjen” e marrëdhënieve mes Visar Ymerit, Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.
“Po, është e vërtetë se kishim një ftohje. Në mbledhjen tonë të këshillit drejtues të VV-së, ishim unë e Shpendi, Visari nuk ka ardhur për shkak se ishte me grip, i ftohur”.