Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, duke përfunduar seancën e sotme gjyqësore ka njoftuar se trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Kalludra tha se ndaj këtij aktvendimi është përgatitur ankesë por lënda ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit.
Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV’së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.
Seanca gjyqësore do të vazhdojë më 7 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00./kp/