Telegrafi

Albin Kurti arrin në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku tashmë ka nisur seanca për ta rrëzuar qeverinë që ai e drejton.

Ndonëse me vonesë, Kurti është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se qytetarët kanë kundërshtuar rrëzimin e kësaj qeverie në këtë kohë kur vendi po përballet me krizën e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/