Site icon Telegrafi

Albian Ajeti i hapur për t’u larguar nga West Hami

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti po mendon largimin nga klubi londinez, West Ham, pas paraqitjeve të pakta.

Ajeti bëri bujë të madhe kur siguroi kalimin e tij nga Baseli tek klubi londinez, pas një sezoni superior me klubin zviceran.

Megjithatë, 22-vjeçari nga Kosova është irrituar nga mungesa e kohës së lojës pasi dhe po mendon largimin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Albian Ajetit

Sipas mediumit të njohur britanik Sky Sports, Ajeti është i hapur për të lënë West Hamin në huazim pasi bëri vetëm shtatë paraqitje totale për klubin këtë sezon.

Albian Ajeti në aksion gjatë ndeshjes ndaj Newcastle (Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, për shkak se ai ka luajtur ndeshje konkurruese për dy klube këtë sezon, mund të bashkohej vetëm në një klub nga një kampionat që fillon sezonin e ri.

Ligat që mund të huazohet Ajeti deri në verë janë ato skandinave duke përfshirë Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën, si dhe MLS-së Amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version