Gaziantep ka shënuar fitore ndaj Istanbulsporit me rezultat 2-0, ku njërin nga golat në këtë takim e shënoi Albian Ajeti.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Kosovës, të dy skuadrat ku luajnë futbollistë shqiptarë, nuk kishin arritur të marrin fitore.
Albian Ajeti u fut në lojë në minutën e 74-të, duke lënë shenjë në këtë ndeshje me golin e shënuar në kohën shtesë që vulosi takimin në 2-0.
GAME OVER!
ALBIAN AJETI SCORES HIS DEBUT GOAL IN HIS DEBUT GAME, SEALS THE DEAL FOR GAZIANTEP FK!!
90+5' Gaziantep FK 2 – 0 Istanbulsporhttps://t.co/cexquKZ39S
— Football in Türkiye ⚽️🇹🇷 (@KaralarOsman1) September 22, 2023
Te Istanbulspor startuan Florijan Loshaj, Eduard Roca dhe Valon Ethemi.
Në anën tjetër Valmir Veliu nuk ishte fare i ftuar nga Gaziantep për këtë ndeshje. /Telegrafi/