Këngëtari nga Gjakova, Albi Xhepa, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Ku ma le” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike.
Producent i këngës është Edlir Begolli, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur artisti Yll Limani.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili vjen me skena të ngrohta dhe i përshtatet shumë klipit.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit VSM Films.
Albi është shumë aktiv me projekte muzikore dhe koncerte të shumta.
Gjatë muajve në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat edhe tjera këngë të reja për festat e fundvitit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mcU41LtzUb0