Site icon Telegrafi

ALBI Superliga rikthehet në aksion, sot tri ndeshje në program për tu zhvilluar

ALBI Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme (e diel).

Ditën e shtunë u zhvilluan dy ndeshje, ku Drita mposhti Dukagjinin me rezultat minimal 1-0, derisa Llapi e Trepça ’89 luajtën baras 2-2.

Sot në program janë tri sfida të tjera, ku dy zhvillohen nga ora 17:00 dhe një tjetër nga ora 20:00.

Gjilani është nikoqir i Malishevës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe kërkon vazhdimësinë e fitoreve.

Në anën tjetër mysafirët luajnë ndeshjen e parë këtë kampionat dhe kërkojnë të largohen me pikë nga Gjilani.

Ferizaj dhe Prishtina do të përballen në Ferizaj, në një sfidë ku pritet të jetë shumë interesante me fillim nga ora 17:00.

Ndërkohë në kryeqytet do të luhet takimi i fundit i kësaj xhiros mes Ballkanit dhe Drenicës me fillim nga ora 20:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon ta nis me fitore, pasi do të jetë ndeshja e parë për ta këtë sezon, derisa Drenica pas humbjes në xhiron e parë synon të dalë me pikë nga kjo përballje. /Telegrafi/

Exit mobile version