Telegrafi

Albi Mall Superliga rikthehet në aksion, sot zhvillohen dy ndeshje me orare të ndryshme

photo by: @Shpend Ahmeti

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, ku në sot dhe nesër janë në program pesë ndeshje për tu zhvilluar.

Ditën e sotme do të zhvillohen dy duele, por që jo në të njëjtën kohë, pasi njëri fillon nga ora 13:00 dhe tjetri në mbrëmje nga ora 19:00.

Fushë Kosova e fundit në renditjen tabelare është nikoqir i Malishevës që ka bërë ndryshime në shtabin teknik ku u largua trajneri Senad Alirifa.

Vendasit kërkojnë fitore për t’i ikur pozitës së fundit në tabelë dhe për të ngjallur shpresat për mbijetesë.

Në anën tjetër mysafirët pas dy humbjeve radhazi kërkojnë këndelljen në Lipjan.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në kryeqytet nga ora 19:00 ku Prishtina pret Gjilanin.

Kryeqytetasit pas largimit të Debatik Currit dhe emërimit të Emmanuel Egbos në krye të skuadrës kërkojnë këndelljen pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore në kampionat.

Ndërkohë mysafirët nga Gjilani udhëtojnë në këtë duel pas fitores ndaj Fushë Kosovës dhe kërkojnë të shkaktojnë befasi. /Telegrafi/