Telegrafi

Albert Veliu dëshmon në prokurori

Albert Veliu, dëshmitari X i përgjimit audio të Agron Xhafajt është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.

Një ditë më parë në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, ai bëri të ditur identitetin e tij, tha se i është kërcënuar familja dhe se përgjimi audio është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. Por sipas tij nuk është ai autor i përgjimit.

Ndërkaq dëshmia në Prokurori vjen pas kallëzimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. /Telegrafi/