Albert Krasniqi ka konfirmuar përplasjen që ekziston mes miqve të Babastars.
Alberti pasi refuzoi shpërndarjen e këngës së re nga Getoar Selimi, ka publikuar edhe bisedë me të.
Ai në mënyrë të drejtpërdrejt ka akuzuar Getoar Selimin për monopol të krijuar brenda hip hop labelit më të madh, pasi që sipas Krasniqit, Geti bën koncerte vetëm për të dhe Majkun, duke harruar Cozman dhe Skivin. Madje sipas tij, Geti e ka bërë Onatin të harrohet që është anëtar i Babastars, ani pse ai ishte shok me Majkun dhe nënshkruan bashkë me Babastars.
Krasniqi ka thënë se ai nuk është më pjesë e këtij ‘labeli’ dhe madje ka paralajmëruar Getin se do t’ia rrëzojë monopolin e tij të koncerteve që ka krijuar për përfitime personale.
Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i përfshirë në incidentin e armatosur në mbrojtje të Cozman dhe Skivit në përleshjen fizike me 15 antarë të OTR dhe Noizyn në Prishtinë, ku ky i fundit mbeti i plagosur nga Krasniqi.
Madje, Krasniqi i cili ishte në mbrojtje të Babastars ka qenë i arrestuar për këtë grup, e po ashtu bllokoi disa koncerte të Noizyt në diasporë.
Albert Krasniqi është sipërmarrës i suksesshëm nga Prishtina, i cili si duket hapur ka dalë kundër supremacisë së Getoar Selimit duke publikuar edhe bisedën me të.
Getoar Selimi dhe Majk këtë verë kanë pasur një mori koncertesh, por shumë më pak kanë pasur aktivitet Cozman, Skivi dhe Onati, ashtu sikurse edhe Agoni, që po ashtu performon vet në shumë raste.
Kjo përplasje në Babastars është e para e këtij lloji prej shumë kohësh. /Telegrafi/