Site icon Telegrafi

Albert Krasniqi dhe shokët tjerë befasojnë Getin në Tiranë me darkë dhe torte speciale (Foto)

Shokët e afërt të Getoar Selimit janë siguruar që ta befasojnë atë.

Në Tiranë të martën mbrëma kanë qëndruar disa prej njerëzve të afërt të Babastars që janë shokë të Getoar Selimit i cili festoi 35 vjetorin e lindjes.

Albert Krasniqi, një nga miqt e afërt të Getoar Selimit dhe figurave eminente të Babastars, ka publikuar imazhe nga festa e ditëlindjes dhe befasitë që i janë bërë Getit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Babastars

Në këtë ceremoni bashkë me shokët qëndroi edhe Marina, e dashura e reperit, shkruan Telegrafi.

E veçantë ishte edhe torta e shokëve të Getit, ku ai portretizohet me mjekrën e tij të madhe karakteristike.

Getoar Selimi festoi 35 vjetorin e lindjes së tij pas pushimeve luksoze me Marinën në Kankun dhe Miami. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version