Site icon Telegrafi

Albert Bunjaku: Zvicra e Shqipëria do të prekën më së shumti nga largimi i lojtarëve

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar për mediat suedeze se Zvicra dhe Shqipëria janë dy shtetet që do të preken më së shumti nga largimi i lojtarëve.

“Mendoj se Zvicra dhe Shqipëria do të prekën më së shumti. Veçanërisht Zvicra, ku shumë lojtarë luajnë për grupmoshat e reja, dhe të cilët kanë prejardhje nga Kosova. Shtatë lojtarë prej tyre me prejardhje nga Kosova janë në Kombëtaren A”, deklaroi Bunjaku për ‘sverigesradio.se’, raporton gazetaolle.com.

Sipas tij, më e rëndësishmja për momentin është përforcimi i lojtarëve me nivel të lartë dhe përvojë, të cilët do t’i duheshin për kualifikimet e botërorit ‘Rusi 2018’.

“Në shumë vende tjera, përfshirë edhe Suedinë, kemi lojtarë në të cilët mund të llogarisim”, shtoi ai.

Exit mobile version