Telegrafi

Albert Bunjaku sulmuesi historik i Kosovës i ftuari i radhës në intervistën live në Instagram

Telegrafi Sport ka marrë një iniciativë që të bëjë intervista live në rrjetin social Instagram.

Çdo të dytën ditë do të jetë nga një futbollist i ftuar për të folur rreth karrierës së tyre, prapaskenave, ndeshjeve më interesante dhe gjithçka tjetër.

I ftuari i radhës nga gazetari Romak Zeqiri është sulmuesi i Kosovës, Albert Bunjaku.

36-vjeçari vazhdon të luaj ende, ku tani është pjesë e Viktoria Koln në Bundesliga 3 dhe ka arritur të shënoj 16 gola në 27 takime.

Gjilanasi do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve kosovarë, pasi ishte lojtari i parë që shënoi gol për Kosovën pas lejimit të miqësoreve nga FIFA.

Bunjaku gjithashtu u bë edhe futbollisti i parë që shënoi gol për Kosovën pas pranimit me të drejta të plota në UEFA e FIFA, ku realizoi në triumfin 2-0 ndaj Ishujve Faroe.

Ish-lojtari i Nurnberg, St Gallen, Paderborn e Kaiserslautern më parë ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Pas pyetjeve nga gazetari jonë, tifozët që e ndjekin këtë intervistë do të kenë mundësi t’i bëjnë pyetje sulmuesit nga Kosova rreth karrierës së tij.

Kjo intervistë do të jetë ‘Live’ në profilin e Telegrafi Sport në Instagram. /Telegrafi/