Feronikeli e ka shkarkuar trajnerin e Dejan Vukicevic nga posti i trajnerit, pas rezultateve jo të mira në këtë start të kampionatit.
Malazezi kishte ardhur nga xhiro e parë, kur e kishte pasuar Zekerija Ramadanin, i cili kishte arritur të shpallej kampion.
Për 12 xhiro sa ishte pjesë e Feronikelit, Vukicevic, kishte arritur t’i tubojë 19 pikë dhe Feronikeli mbeti në vendin e gjashtë.
Mësohet se trajner i ri i Feronikelit do të jetë Albert Bunjaki, i cili më parë ka qenë përzgjedhës i Kosovës.
Bunjaki një emër i njohur për futbollin tonë dhe me bagazh edhe në futbollin ndërkombëtar, pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohet.
Feronikeli në fundjavë e pret Ballkanin. /Telegrafi/