Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.
Ajo është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është herë pas here aktive.
Së fundmi, Hadërgjonaj ka publikuar për ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku është shfaqur mjaft atraktive.
Në imazhin e fundit të publikuar në Instagram, Albërija ka pozuar e veshur plot stil në ngjyrat rozë dhe zi.
Duke vënë në pah tiparet e bukura të fytyrës, këngëtarja nga Deçani vazhdoi të bëjë të ditur se mosha për të mbetet vetëm numër.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë ajo publikoi edhe një tjetër fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqej me tuta në ‘Times Square’ të New Yorkut.
Këngëtarja e njohur prej vitesh ndan jetën e saj mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/