Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, prej vitesh ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka jetuar në New York, atje ku bënte një jetë të zakonshme dhe për një kohë u punësua në një agjenci ndërmjetësimi për shitje e pronave.
Tani këngëtarja me prejardhje nga Deçani ka bërë të ditur se ka ndërruar vendbanim, duke u larguar nga New Yorku për në Los Angeles të Kalifornisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku tashmë ka ndërruar vendbanimin e saj.
Me siguri që arsyeja e kësaj shpërngulje është vajza e saj, Anxhelina, e cila prej vitesh jeton në Los ANgeles, ku edhe ka nisur një karrierë të re muzikore për tregun ndërkombëtar.
Vetëm pak kohë më parë, ajo publikoi këngën e saj debutuese për tregun amerikan, të titulluar “Precious”, e që është pëlqyer shumë nga publiku.
Kjo këngë madje ka marrë mbështetjen edhe nga super ylli Kimn Kardashian, e cila në një postim në InstaStory, e ka përgëzuar bukuroshen shqiptare për këtë këngë. /Telegrafi/