Site icon Telegrafi

Albërija fotografe, realizon fotografitë ‘e nxehta’ të së bijës, Anxhelina Hadërgjonajt

Foto: Instagram

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka sjell në tregun muzikor ndonjë këngë të re.

E gjithë kjo pauzë e gjatë është bërë për shkak të studimeve, megjithatë Hadërgjonaj ende nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan gjithmonë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, Anxhelina ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ‘të nxehta’, ku shfaqet mjaft atraktive me bikini.

Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram

Ajo duket mjaft sensuale, teksa vë në pah format e saj trupore.

Më i veçantë është fakti se këto fotografi, megjithëse duket sikur të jenë realizuar nga dora e një fotografi profesionist, në të vërtetë janë bërë nga mamaja e saj, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj.

Anxhelina tregoi se fotografitë e saj ‘të nxehta’ janë realizuar nga e ëma e saj, Albërije Hadërgjonaj (Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram)

“Fotografia më e re në qytet, mamaja ime”, ka shkruar Anxhelina në njërën nga fotografitë.

Duket se përveçse këngëtare, Albërija është mjaft e zonja edhe në fotografi, dhe këtë e dëshmoi edhe me setin ‘e nxehtë’ fotografik, të cilin ia realizoi të bijës. /Telegrafi/

Exit mobile version