Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj ulet në gjunjë dhe puth hartën e Kosovës në programin”nKosovë Show” (Video)

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin “n’Kosovë Show” të moderatorit Shqipri Kelmendi.

Ajo ka shpalosur shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, gjersa nuk ka refuzuar edhe të interpretojë live disa këngë në program.

Skenografia e programit “n”Kosovë Show” ka të vizatuar hartën ngjyrë floriri të Kosovës.

Në një prej momenteve të emisionit, këngëtarja nga Deçani ka ndjerë aq shumë dashuri për vendin e saj Kosovën, sa që është ulur në gjunjë dhe ka puthur hartën gjatë transmetimit.

Për ta parë këtë moment mund të ndiqni intervistën e plotë të këngëtares Albërie Hadërgjonaj. /Telegrafi/