Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj, Stine dhe Ladi Toska sjellin këngën e re “Dashni haram”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, është rikthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka bashkuar forcat me dy artistët e tjerë: Stine dhe Ladi Toska.

Kënga titullohet “Dashni Haram”, së cilës natyrisht nuk i ka munguar edhe një videoklip.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja mori vëmendje me paraqitjen në një stil mjaft elegant dhe të kuruar në çdo detaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet këngëtarët, Stine dhe Albërie Hadërgjonaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Orkestrimi u bë nga Alandy dhe Stine si dhe i gjithë projekti u punua në studion e Stine Records.

Hadërgjonaj ndryshe prej vitesh jeton mes Amerikës, Shqipërisë e Kosovës. /Telegrafi/