Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj shkëput kontratën me kompaninë që i menaxhonte kanalin YouTube, paralajmëron padi

Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, prej vitesh është pjesë e skenës muzikore dhe tashmë ka sjell projekte e hite të shumta.

Ajo së fundmi ka bërë të ditur se ka shkëputur bashkëpunimin me kompaninë “Arkiva Shqip”, e cila ia menaxhonte kanalin e saj në YouTube.

E njëjta tregon se tani ka hapur kanal të ri në platformën YouTube dhe se ka paralajmëruar padi ndaj tyre.

Albërie Hadërgjonaj shkëput kontratën me kompaninë që i menaxhonte kanalin YouTube, paralajmëron padi (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Hadërgjonjat (pa ndërhyrje):

“Duke festuar shkeputjen e cdo bashkepunimi me ARKIVASHQIP

Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke demtuar veten dhe duke pasuruar agent te ndryshem…

Te gjitha kenget e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj.

@arkivashqip perveq se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkepunosh me ta te fshin te gjithe historikun e karrjeres tende.

Une si shtetase Amerike kam marr nji avokat per kte qeshtje…

Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgje ne kembim..

Tani kenget jan pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!!

Se shpejti kenge te reja”.

Albërie Hadërgjonaj shkëput kontratën me kompaninë që i menaxhonte kanalin YouTube, paralajmëron padi (Foto: Instagram)

/Telegrafi/

Exit mobile version