Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtarin Fatmir Sufa, e që do të jetë një këngë ritmike për festa.
Këto ditë dyshja kanë kryer edhe xhirimet e klipit, të cilat janë realizuar në Tiranë.
Hadërgjonaj nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve.
Ajo është shfaqur mjaft atraktive e veshur në të bardha, ndërsa duket se do të ketë një performancë mjaft të zjarrtë në klip.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.
Ndërkohë dukjen në këtë klip, këngëtarja nga Deçani ia ka besuar stilistit të saj të besuar, Valdrin Sahitit. /Telegrafi/