Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj këtë verë ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte, ahengje muzikore e dasma të ndryshme.
Në një intervistë për Telegrafin, Hadërgjonaj tregoi se fundi i muajit do ta gjejë atë edhe me një projekt të ri muzikor, përgatitjet për të cilin kanë përfunduar tashmë.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa imazhe mjaft provokuese në InstaStory, ku shfaqet teksa nget veturën e saj me veshje mjaft provokuese.
Ajo shfaqet tejet atraktive në bikini, teksa nuk heziton që në asnjë moment të shfaq edhe gjoksin e saj.
E pyetur në intervistë nga Telegrafi, se cili është çelësi që ajo vazhdon të qëndrojë gjithnjë në top formë, Hadërgjonaj dha këtë përgjigje:
“Ndoshta njerëzit mendojnë se jam më shumë, për shkak se kam vite në skenë, dhe jam martuar fëmijë, edhe mendojmë që kam shumë vite por dukem më e re dhe çfarë po bëj? Asgjë realisht, kujdesi ndaj ushqimit dhe aktiviteti fizik, palestra”. /Telegrafi/