Pas një shkëputje në muzikë, artistja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj po rikthehet me një projekt të ri.
Këngëtarja ka paralajmëruar se po rikthehet me një këngë të, e që këtë herë do të jetë një bashkëpunim.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar se po vjen me një duet me kantautorin nga Shqipëria, Stine dhe artistin e ri Ladi Toska.
Projekti do të jetë i kompletuar nga ana vizuale dhe pritet të publikohet më 2 gusht.
“Më në fund po vjen kënga e re. Nuk kam koment. Presim deri me datën 2”, ka shkruar Hadërgjonaj sipër një videoje të shkëputur nga klipi.
Kujtojmë që projekti i fundit i Albërijes ishte potpuria me Gëzim Nika, që sollën në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/