Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, di herë pas here të rrëmbejë vëmendjen e fansave me anë të fotografive që publikon në rrjetet sociale.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me imazhin e fundit, që ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram.
Hadërgjonaj ka pozuar me robdeshambër, teksa vinte në pah këmbët e saj atraktive.
Ndërkohë në prapavijë, këngëtarja nga Deçani duket se po shijonte panoramën e bregdetit.
Pas një vere të ngjeshur me angazhime të shumta muzikore, ajo duket se ka zgjedhur stinën e vjeshtës për të kaluar disa ditë të mira pushimi.
Albëria ndodhet në Miami të Floridës – vend ky të cilin ka zgjedhur që të pushojë dhe të relaksohet disa ditë. /Telegrafi/