Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj nis një punë të re në ShBA si agjente shitjesh

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj tash e sa kohë bën një jetë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani ajo ka qenë e angazhuar vetëm me muzikës, por së fundmi, Hadërgjonaj ka nisur të merret edhe me diçka tjetër.

Ajo është punësuar në një kompani të suksesshme në Amerikën, në pozitën agjente e pasurive të paluajtshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua ti them çdo gruaje që vjen e frikësuar se nuk mund t’ia dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”- ka shkruar këngëtarja në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram.

E njëjta ka ndarë me fansat edhe CV-në e saj, ku ka treguar për eksperiencat e saj ndër vite dhe shkollimin e saj.

Ndërkohë, Hadërgjonaj nuk ka bërë të ditur nëse ka vendosur të mënjanohet nga muzika, apo do të punojë sërish në projekte të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version