Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj: Më ngacmojnë djemtë e ri, unë u përgjigjem “Çfarë të të bëjë halla ty”

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Leje leje”.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, teksa vetëm pak ditë më parë, Hadërgjonaj ishte e ftuar edhe në emisioni ne famshëm “Xing” me Ermalin.

Përballë humoristit Ermal Mamaqi, këngëtarja nga Deçani ka rrëfyer shumë ngjarje interesante nga jeta e saj, duke i trajtuar shumicën prej tyre me satirë.

E pyetur nëse e ngacmojnë djemtë e ri, Hadërgjonaj tha se ka pasur raste të tilla, teksa në momentin kur ka ndodhur kjo, ajo i është përgjigjur thjeshtë: “Çfarë të bëjë halla me ty”.

Në këto momente publiku ka filluar të qeshë me të madhe, teksa nuk është përmbajtur as vet moderatori Mamaqi.

Tutje, Hadërgjonaj tregoi se nuk e ka fare kompleks që njerëzit e kritikojnë për faktin se vazhdon të shfaqet atraktive dhe provokuese edhe në këtë moshë.

Përkundrazi, ajo tha se do vazhdojë të sfidojë vitet duke jetuar jetën e saj ashtu siç ajo do. /Telegrafi/

Exit mobile version