Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Albërie Hadërgjonaj, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.
Ajo është mjaft aktive në tregun muzikor me prurje të shumta, ndërsa nuk mungon edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Së fundmi, Hadërgjonaj ka treguar për fansat e saj ndryshimin e ri të bërë në pamjen e saj, i cili mund të thuhet se është një ndryshim mjaft i guximshëm.
Ajo i ka larguar të gjitha shtesat nga flokët e saj, duke i shkurtuar dhe lënë ato në modelin më trendi të momentit.
“Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokëve janë këputur. Si mendoni ju, më mirë flokë të gjata apo të shkurtra?”, ka shkruar Albëria në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, artistja është kthyer në Kosovë për angazhimet e saj gjatë verës, teksa shumicën e kohës e kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/