Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj lë prapa vitet në pozën me bikini

Ajo tashmë është 44-vjeçe e padyshim se një prej personazheve më të komentuara në faqet rozë.

Dhe Albërie Hadërgjonaj po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe siç shihet vitin 2020 e ka nisur mjaft në formë, duke i dhuruar vetes një pushim në Meksikë.

Meqenëse është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare nuk ngurron të sjellë imazhe dhe video të ndryshme për fansat, duke mos munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.

Një të tillë e ndau së fundmi në llogarinë e saj personale, Instagram, gjersa vë në pah linjat trupore në bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albërie Hadërgjonaj

Ndonëse renditet në gjeneratën më të vjetër të artistëve, Hadërgjonaj lirshëm mund të thuhet se sfidon edhe këngëtaret e reja me këto linja trupore.

Ndërkohë, ajo pranoi komente të shumta si nga ndjekësit e ashtu edhe nga kolegët, duke e komplimentuar për dukjen joshëse.

“E fillova me diell 2020”, është përshkrimi që ka përzgjedhur për foton.

Në anën tjetër, Albërie në vitin që lamë pas ka qenë goxha e angazhuar me projekte muzikore e kohëve të fundit edhe me Festivalin e Këngës në RTSh. /Telegrafi/

Exit mobile version