Site icon Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj ekspozon gjoksin me veshje të punuar me elemente kombëtare (Foto)

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është shumë aktive me koncerte, në të cilat gjithnjë performon ‘live’.

Përkundër viteve, Albëria vazhdon të jetë në top formë, dhe këtë gjë e vërteton edhe përmes paraqitjeve të saj, në të cilat shfaqet gjithnjë atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga koncerti i saj më i fundit që ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe të gjatë, i punuar me dantellë dhe elemente kombëtare.

Albërie Hadërgjonaj dukej bukur në koncertin e saj të fundit, veshur me një fustan të zi, qëndisur me elemente kombëtare. Burimi i fotos: InstaStory

Mirëpo, fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i kishte lejuar paksa këngëtares që të shfaqte më hapur pjesën e gjoksit.

Megjithëse dukej bukur duke vënë në pah gjoksin atraktiv, Hadërgjonaj dukej se duhej të bënte më shumë kujdes në mos-ekspozimin e tepërt, pasi nuk preferohet një gjë e tillë me veshjet me elemente kombëtare. /Telegrafi/

Albërie Hadërgjonaj vuri në pah gjoksin në koncertin e saj të fundit. Burimi i fotos: InstaStory
Exit mobile version