Telegrafi

Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehapi me potpuri për 28 Nëntor

Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehapi (Foto: YouTube)

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehapi, sjellin potpuri për 28 Nëntor, Ditën e Flamurit.

Dyshja e famshme kanë përpunuar disa nga këngët e njohura përfshirë “Jem Ilira jem Teuta” të Nikollë Nikprelajt, “Shqipërinë e dua” të Shaqir Cërvadikut, “Fluturo Pëllumb” të Nysret Muçiqit dhe “Lujma belin lujma” të Altin Shirës.

Të njëjtit vijnë me paraqitje atraktive, gjersa artistja nga Deçani merr vëmendje me fustanin e kuq me shqiponjën e zezë dy-krenare.

Albërie Hadërgjonaj dhe Burak Vehapi (Foto: YouTube)

Orkestrimi i këtij projekti u bë nga Drinor Zymberi, ndërkohë që producent ekzekutiv është Shpëtim Desku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë e gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të ‘n’Kosovë Show’.

Artistët shquhen për vokalin e veçantë dhe tani janë ndër më të pëlqyerit e më të suksesshmit në zhanrin e tyre. /Telegrafi/