Telegrafi

Albëria thotë se vazhdon të ketë raporte të mira me ish-bashkëshortin, përkundër deklaratave të saja të fundit

(Foto: YouTube/IN TV)

Këngëtarja e suksesshme, Albërije Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar në IN TV, në programin e moderatorit Ermal Peçi, ‘Një kat më lart’.

Që në nisje ajo deklaroi se është e kujdesshme për daljet e saja publike dhe se donte të mbyllte intervistat këtë kohë në Shqipëri me Ermalin, pasi kishte ndjerë energjinë pozitive rreth programit dhe se të afërmit i kishin sugjeruar të mos mendohej dy herë për “Një kat më lart’.

Nisur nga kjo Ermali i tha Albërijes se është ndër të pakta personazhe që flet pa doreza në ekranet shqiptare, si për jetën private ashtu edhe për atë artistike, ndaj kënaqësia ishte e shtuar.

(Foto: YouTube/IN TV)

Deklaratat e saj për ish-bashkëshortin para disa javësh bënë xhiro në mediat online. Ndërsa gjatë intervistës, këngëtarja ka treguar se si i ka pritur ai këto deklarata dhe se a ka pasur hatërmbetje pas ngjarjeve të rrëfyera nga ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Albërie Hadërgjonajn

“Unë fola, kisha munguar në Shqipëri. Edhe pas divorcit isha e rezervuar, jetoja në Tiranë. Tani që jam në Amerikë dhe shoh intervista të njerëzve të realizuar që jetën e tyre e kthejnë motivim për të tjerët”.

“Unë e takoj, kam folur me të, ai është njeri që e kupton jetën, gjithçka, ka thënë Albërija.

Këngëtarja ka thënë se raportet me ish-bashkëshortin vazhdojnë të jenë të mirë dhe se ai është njeriu i parë që e merr në telefon në rast të ndonjë problemi të madh.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.