Telegrafi

Albëria sqaron ‘zënkën’ ndërmjet Anxhelina Hadërgjonajt dhe Beatrix Ramosajt

Beatrix Ramosaj, Anxhelina Hadërgjonaj, Albërie Hadërgjonaj (Fotomontazh: Instagram)

Muaj më parë pati një bujë të madhe në rrjetet sociale “sherri” mes Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosaj.

Asokohe u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës.

Mirëpo, a ishte artisti i makijazhit me famë botërore, Ariel Tejada, “molla e sherrit” mes tyre? E ftuar në “E Diell”, Albëria sqaroi me detaje të vërtetën e asaj ngjarjeje – transmeton TCH.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beatrix Ramosaj

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me radhë”, ka rrëfyer ajo.

Më tej këngëtarja ka treguar se si po shkojnë aktualisht punët mes familjes Hadërgjonaj dhe asaj Ramosaj dhe se a kanë më inate mes tyre.

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju?”.

“Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur duke qeshur Albëria.