Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është shprehur gjithmonë se ndjehet shumë krenare me dy vajzat e saj, Anxhelinën dhe Agnesën.
Anxhelina zgjodhi të njëjtën rrugë si e ëma duke u bërë këngëtare, ndërsa për momentin është tërhequr paksa nga muzika, pasi vazhdon studimet në Los Angeles.
Ndërkohë Albëria është kthyer në Kosovë, ku ka vazhduar aktivitetin e saj muzikor, dhe paraqitjen në dasma, koncerte e ahengje të ndryshme.
Largësia ka bërë që Anxhelina të ndjejë shumë mall për nënën e saj, dhe kështu vendosi që në rrjetin e saj social Instagram, të publikojë një fotografi shumë të ëmbël të realizuar kohë më parë, ku shihet bashkë me të ëmën.
Ato duken shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës, ndërsa shkëlqejnë me pamjen.
Ndonëse janë nënë e bijë, ato duken sikur të ishin shoqe, kjo falë vitalitetit që Albërie Hadërgjonaj ruan edhe pas kaq vitesh. /Telegrafi/