Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte dhe mbrëmje muzikore, Albatrit Muqiqi ka vendosur t’i kushtojë pak kohë vetës.
Këngëtari së bashku me të fejuarën e tij Egzonën kanë zgjedhur Brezovicën për tu relaksuar, transmeton Telegrafi.
“Brezovica 2015, po e presim borën”, ka shkruar këngëtari sipër fotografisë së bashku me të fejuarën e tij.
Ndryshe në planin muzikor, “Theje gotën”, është projekti i fundit i këngëtarit, të cilin e solli të realizuar me videoklip gjatë muajit gusht. /Telegrafi/