Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Nysret Muqiqi, ka festuar në datën 1 majit ditëlindjen e tij.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët, por edhe familjarët e tij.
Për një nga urimet më të veçanta u kujdes djali i tij, këngëtari Albatrit Muqiqi, i cili ka publikuar një fotografi të vjetër të tij dhe të atit, në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar në fëmijërinë e Albatritit, i cili i veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, merrte mësimet nga i ati, i cili i shfletonte atij një libër.
“Po ta kujtoj me këtë këngë dhe fotografi ditën e lindjes babë #3000vjet jetofsh sa kjo këngë, Urime ditëlindjen dhe e gëzofsh shëndetin dhe krejt të mirat në jetë bashkë me ne. Të dua shumë”, ka shkruar Albatriti në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, bashkëngjitur me këtë fotografi, këngëtari ka publikuar edhe një fotografi tjetër, duke treguar se si babë e bir duken sot, pas kaq shumë vitesh që kanë kaluar nga fotografia paraprake.
Albatriti përndryshe rrjedh nga një familje muzikantësh, pasi të dy prindërit e ti: Nysreti dhe Merita, janë marrë gjithashtu me muzikë, kryesisht popullore. /Telegrafi/