Telegrafi

Albatrit Muqiqi emocional në ditëlindjen e parë të vajzës: Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron

Foto: Norik Uka

Këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi vitin e kaluar është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Egzona, solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Amelia.

Sot (e mërkurë), Amelia feston një vjetorin e lindjes, e për këtë rast Albatriti dhe Egzona janë kujdesur që të organizojnë një festë të veçantë për të voglën e tyre.

Ka qenë Albatriti ai i cili ka vendosur të ndajë me fansat një fotografi nag festa, ku shfaqet i lumtur teksa mban në krahë Amelinë njëvjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtari është bërë edhe më emocional në mbishkrimin e fotografisë, duke shkruar fjalë të sinqerta për familjen, të cilën e quan gjënë më të shtrenjtë.

“Familja është aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron.JU DUA PAFUNDESISHT”, ka shkruar Albatriti në Instagram.

I njëjti, pritet që në muajt e verës të publikojë një projekt të ri muzikor për fansat e tij. /Telegrafi/