Telegrafi

Albatrit Muqiqi me dedikim të veçantë për bashkëshorten në ditëlindjen e saj: Qofshim gjithmonë kështu

Foto: Albatrit Muqiqi/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka treguar gjithnjë se është shumë i lidhur me familjen e tij.

Dita e së mërkurës ka qenë më e veçantë për këngëtarin, kjo pasi bashkëshortja e tij, Egzona, feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Albatriti ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim për ditëlindjen e gruas së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Shumë urime për ty zemra ime .Qofshim gjithmonë kështu së bashku. Të dua shumë”, kanë qenë fjalët e këngëtarit Muqiqi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, urimet e shumta edhe nga ana e fansave në hapësirën për komente nuk kanë munguar.

Përndryshe, Albatriti dhe Egzona janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. /Telegrafi/