Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, e ka nisur ditën e premte me një urim të veçantë për bashkëshorten e tij.
Gruaja e këngëtarit, Egzona, feston sot (e premte) ditëlindjen e saj, me ç’rast një urim i përzemërt nga bashkëshorti i saj nuk mungoi.
Albatriti publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me Egzonën, teksa në mbishkrimin e saj i bën një dedikim të sinqertë asaj.
“Urime ditëlindjen dashuri! Jam me fat që të kam, dhashtë Zoti ta kemi njëri-tjetrin afër përgjithmonë. Të dua”, kanë qenë fjalët e këngëtarit në Instagram.
Ndërkohë, postimi është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit e këngëtarit, të cilët i kanë dëshiruar Egzonës edhe 100 vite të lumtura.
Albatrit Muqiqi dhe Egzona janë të martuar përndryshe prej vitit 2016 dhe kanë së bashku tre fëmijë. /Telegrafi/