Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, është bërë baba sërish në mëngjesin e së mërkurës.
Bashkëshortja e tij, Egzona, ka sjell në jetë binjakë: një djalë dhe një vajzë.
Çifti kanë vendosur që fëmijët t’i pagëzojnë me emrat Elia dhe Erald.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Albatriti përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve të porsalindur.
“Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë, falënderimi i takon vetëm Allahut. Pasi shëndetin e gjithë botës zemrat e mia, Elia dhe Erald”.
Çifti përndryshe kanë edhe një vajzë tjetër, Amelia, e cila është lindur në maj të vitit 2017.
Urimet nga ndjekësit e këngëtarit në Instagram kanë qenë të shumta, duke iu uruar jetë të gjatë foshnjeve të porsa ardhura në jetë. /Telegrafi/