Telegrafi

Albatrit Muçiqi publikon një fotografi të rrallë të prindërve të tij këngëtarë kur ishin të rinj

Foto: Albatrit Muçiqi/Instagram

Albatrit Muçiqi është fëmija i madh i këngëtarëve Nysret Muçiqi dhe Merita Spahiu.

Këta të fundit janë të njohur për duetet e tyre të shumta që kanë sjell ndër vite, të cilat janë mirëpritur gjithmonë nga publiku.

Rrugën drejt muzikës e vazhdoi edhe djali i tyre i madh, Albatriti, i cili shquhet si një ndër këgëtarët më mirë të muzikës Pop në estradë.

Ai është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Albatriti ka vendosur që të hedhë në InstaStory një imazh të prindërve të tij, të realizuar shumë vite më parë.

Foto: Albatrit Muçiqi/InstaStory

Në këtë fotografi, Nysreti dhe Merita duken shumë më ndryshe se sot, kjo për faktin se fotografia në fjalë është realizuar në rininë e hershme të tyre.

Çifti i këngëtarëve i kanë rezistuar kohës ndër vite, duke qenë ndër emrat më të preferuar të shqiptarëve për të kënduar në dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/