Site icon Telegrafi

Albatrit Muçiqi i jep fund beqarisë (Foto)

Këngëtari kosovar Albatrit Muçiqi mbrëmë, 7 qershor, i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Albatriti, përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Albatriti, i cili rrjedh nga një familje këngëtarësh, pasi është djali i Nysret Muçiqit dhe Merita Spahiut, mbrëmë e ka zyrtarizuar fejesën me një ceremoni familjare.

Ai ka postuar në Facebook një foto ku duket derisa parakalon para mysafirëve së bashku me të porsa fejuarën e tij, Egzonën. /Telegrafi/

Exit mobile version