Site icon Telegrafi

Albani dhe Miriami në një pozë të ëmbël nga pushimet (Foto)

Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani aktualisht po shijojnë pushimet.

Ata kanë zgjedhur bregdetin e Turqisë për tu relaksuar, pas një sezone të ngjeshur me punë, veçanërisht për Albanin që ka qenë më i angazhuar.

Lexo po ashtu Miriami në studio, në përgatitje të projektit të ri (Foto)

Çifti duket se po shijojnë pushime të këndshme nën shoqërinë e të voglës Ameli.

Përmes rrjeteve sociale, ata kanë publikuar vazhdimisht fotografi, përmes së cilave i kanë prezantuar fansat me disa nga momentet e tyre të ëmbla.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata shkëmbejnë vazhdimisht përqafime me njëri-tjetrin, ndërsa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon.

“Me diellin përkrahë”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e njërës prej fotografive. /Telegrafi/

Exit mobile version