Site icon Telegrafi

Albani dhe Miriami ndajnë lajmin e gëzuar me publikun në Prishtinë – ata do të bëhen sërish prindër

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj (Foto: Telegrafi)

Këngëtari i mirënjohur, Alban Skënderaj, të mërkurën mbrëma (19 qershor) ka mbajtur koncertin “Hapësira e një ëndrre” në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Siç ka treguar më herët vet kantautori, ky ishte një eveniment i veçantë, një koncert bashkëpunimi midis disa rrymave, kombinuar me muzikën klasike-simfonike, pra me një orkestër mirëfilltë.

Alban Skënderaj (Foto: Telegrafi)

Porse, Albani dhe partnerja e tij, Miriam Cani, kanë rezervuar edhe një lajm të gëzuar që e kanë ndarë me publikun e Kosovës.

Para se të performonin këngën ‘Dhurata’, të cilën ia dedikuan vajzës së tyre, Amelia, Albani dhe Miriami treguan se do të bëhen prindër për herë te dytë.

Ndryshe, koncertin e Albanit në Prishtinë e kanë përcjellë afro 3.000 fansa të muzikës së tij. /Telegrafi/

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj (Foto: Telegrafi)
Exit mobile version