Është vënë re një tendencë e artistëve shqiptarë së fundmi për të shfrytëzuar lidhjen direkte me fansat përmes apikacionit “LiveStream” të rrjetit social Instagram.
Ata publikojnë video direkte nga vendi ku ndodhen, teksa fansat dhe ndjekësit e tyre kanë mundësinë që t’iu dërgojnë komente drejpërsëdrejti.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj ajo e cila ka realizuar një ‘livestream’ në InstaStory bashkë me vëllaun e saj.
Gjatë kohës që po incizonin ata shfaqeshin edhe me nga një gotë alkool, teksa vazhdimisht merrnin komente nga fansat.
Por një nga ato situatat që ata nuk e prisnin, ndodhi! Nëna e tyre Antigona Ramosaj u dërgoi atyre drejtpërsëdrejti një vërejtje, duke komentuar mbi video: “Mos pini se nesër herët për rrugë”, çka ka bërë me dije se nesër prisnin që së bashku të shkonin diku.
Mes shumë komenteve, ky ka qenë ai i cili ka rënë më shumë në sy nga të gjithë, ndonëse ishte i përzierë në mesin e shumë komenteve të tjera nga fansat. /Telegrafi/