Këngëtarja e njohur, Albana Bilalli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të quajtur “Gentleman”.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është i realizuar vetëm bardhë e zi.
Artistja shqiptare po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme, si në interpretim ashtu edhe në klip.
Teksti është shkruar nga vet Albana me producim të Hayden Chisholm.
Muzika është bërë në studion HillRiver Studios, gjersa videoja iu besua Mirko Polos.
Tashmë të kompletuar e gjeni në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Në vijim do të ketë edhe shumë prurje të tjera muzikore nga Albana. /Telegrafi/