Këngëtarja e njohur Albana Bilalli ka pasuruar skenën muzikore me lancimin e këngës së saj më të re, “Feel Free”.
Kjo këngë e zhanrit soul është një himn për lirinë, që i kushtohet eksplorimit të lirisë së trupit dhe mendjes.
Fansat dhe ndjekësit e saj tashmë mund ta gjejnë dhe të dëgjojnë “Feel Free” në platformën popullore YouTube.
“Feel Free” prek në mënyrë të thellë temat e vetë-çlirimit dhe vetë-eksplorimit, duke sjellë mesazhe të fuqishme përmes melodi zemër prekëse dhe tingujsh që përcjellin emocionin e teksteve të saj.
Interpretimi briliant i Bilallit në këtë këngë është një dëshmi e pasionit të saj për muzikën dhe për të ndarë përvojat e saj personale përmes artit. /Telegrafi/