Prezantuesja e njohur, Albana Osmani, është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, bukuroshja e ekranit të TOP Channel, ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen krejt ndryshe.
Ajo këtë radhë ka realizuar disa fotografi më artistike, duke u veshur me një stil më të veçantë dhe klasik.
E mbuluar tërësisht me material, dhe e rrethuar me pupla të bardha, moderatorja atraktive ka tentuar të pozojë si një engjëll.
“Art i mrekullueshëm, ndjehem sikur të isha në vitin 2050”, ka shkruar Albana në mbishkrimin e fotografive.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/