Telegrafi

Albana Osmani tregon vetëbesimin e saj, publikon një fotografi me të brendshme

Albana Osmani (Foto: Instagram/albanaosmani1)

Krahas angazhimeve të ndryshme në karrierën e saj, Albana Osmani veçohet edhe për dukjen dhe figurën trupore.

Prezantuesja e njohur gjatë të dielës e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me të brendshme.

Lexo po ashtu Albana Osmani me ndryshim drastik, publikon foto të para 17 vjetëve

“Vetëbesimi gjithmonë duket mirë! Kam lindur me të”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë.

Ajo ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe emra të njohur që e kanë komplimentuar.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila ka shkruar: “Një yll”. /Telegrafi/