Albana Osmani vazhdon të mbetet njëra nga prezantueset më të dashura për publikun.
Meqë për shumë nga ne njihet si moderatore e disa emisioneve, ajo së fundmi ka zbuluar edhe një talent tjetër të saj- atë të këndimit.
Ditën e sotme, Osmani ka publikuar në Instagram një video ku shihet teksa bën një duet me Bebe Rexhën me këngën e kësaj të fundit “Call in the name of love”.
Kjo është hera e parë që e shohim prezantuesen të këndojë dhe si e re në këtë eksperiencë, duket se nuk është keq.
Në ndërkohë, shumica e komenteve kanë qenë pozitive dhe po presim nëse do të ketë një reagim edhe nga Bebe lidhur me këtë surprizë të Albanës. /Telegrafi/